“Unë nuk besoj te mrekullitë. Besoj te puna”; Giorgos Donis, trajner i Maccabi Tel-Aviv

Sport

“Unë nuk besoj te mrekullitë. Besoj te puna. Nuk duhet të mendojmë se çfarë ndodhi në ndeshjene  kaluar. Kemi thjesht detyrën të zbresim në fushë, të luftojmë në çdo duel dhe top, për të fituar më pas ndeshjen. Patëm një detyrë jo të lehtë në takimin e parë, por njësoj do të jetë edhe në këtë sfidë. Salsburg është një skuadër e mirë, por unë besoj tek lojtarët e mi. Prandaj pres që të gjithë të luajnë me besim dhe bindje në forcat e veta edhe për 95 minuta nëse do të jetë e nevojshme. Dy javët e fundit kanë qenë të vështira, pasi na është dashur të djersimë shumë për të arritur deri këtu, në fazën e play-off-it. Jemi pa 7 lojtarë kryesorë, që e dërgojnë në 11 numrin e të padisponueshmëve në total. Dhjetë prej atyre lojtarëve kanë qenë në skuadër gjatë ndeshjeve të mëparshme. Prandaj do të jetë disi e vështirë për mua të bëj formacionin. Gjithsesi jemi një grup i bashkuar dhe ndihem krenar për mënyrën sesi të gjithë po e përballojnë këtë situatë”.