“Është një ndeshje e ‘Champions League’-ës. Sigurisht që është një ndeshje e rëndësishme. Kemi humbur 2-0 takimin e parë, por ende besoj se mund t’i ndryshojmë gjërat. Dëshiroj që skuadra të bëjë një paraqitje shumë më të mirë se sfida e parë dhe nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë mund të shfrytëzojmë edhe momentet tona. E dimë se çfarë kundërshtari kemi përballë, jo vetëm prej asaj që ndodhi në ndeshjen e parë. Man.City është një skuadër e kompletuar dhe se di të sulmojë pikat e dobëta të kundërshtarit. Pep Guardiola është një personazh fantastik. Ka patur vërtetë shumë influencë në botën e futbollit përgjatë viteve të fundit dhe fakti që vazhdon me kaq pasion, tregon shumë. Për mua, ai nuk është një njeri i zakonshëm. Gjithësesi, ne e kemi vetë fatin tonë në dorë. Duhet të shmangim gabimet e panevojshme, pasi lojtarët e City-t në të tilla situata nuk tolerojnë. Ne nuk jemi duke kaluar momentin tonë më të mirë, por nuk mendoj se duke u përpjekur për të gjetur justifikime do të zgjidhim ndonjë gjë. Ka ende shumë ndeshje përpara në sezonin tonë, prandaj asgjë nuk është e mbyllur. Unë kam besim tek skuadra ime dhe besoj se gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt.”