Uli Hoeness merr vendimin e papritur

Sport

Lajme mjaft interesante vijnë nga Gjermania ku raportohet se kjo merkato verore, do të jetë e fundit e presidentit Uli Hoeness. Numri 1 i klubit bavarez ka vendosur të mos kandidojë më për presidencën e Bayern Munich, çfarë është konfirmuar fillimisht nga e përditëshmja ‘Bild’. I zgjedhur për herë të parë në krye të klubit bavarez në vitin 2009, Uli Hoeness ka qenë një figurë mjaft e rëndësishme e Bayern gjatë 10 viteve të fundit. Kontributin e tij tek Bayern, Hoeness e ka dhënë edhe si lojtar por edhe si anëtar kryesor i bordit drejtues. Me prezencën e Hoeness, Bayern ka fituar në total plot 44 trofe, ku mes tyre numërohen 24 tituj kampionë në ‘Bundesligë’, 14 kupa të Gjermanisë dhe 2 ‘Champions League’.

Uli Hoeness e kishte paralajmëruar një moskandidim të tij që në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ku u përball më një seri kritikash që shënjestronin kryesisht merkaton e dobët dhe menaxhimin e skuadrës, që ishte larguar nga bashkëpunimi me akademinë. Pikërisht këto kritika bënë që Hoeness të ndryshonte jo pak gjëra, aq sa premtoi një merkato të fuqishme gjatë verës. Deri më tani Bayern ka arritur të firmosë më dy mbrojtësa kampionë bote, si Pavard dhe Hernandez për të cilët janë shpenzuar mbi 100 milionë euro, por priten goditje të tjera të mëdha, ku flitet për emra si Sane e Dembele. Sa i përket presidencës së Bayern, në tetor, ku mbaron dhe mandati i Hoeness, pritet që në krye të klubit të vendoset Herbert Hainer, ndërsa në rolin e drejtorit të përgjithshëm do vijë ish-portieri Oliver Khan.