UFC, Conor McGregor sulmon autobusin e kompanisë dhe më pas dorëzohet në polici!

Sport

conor12

Conor McGregor është një ndër personazhet më të njohura të sportit si luftëtar i arteteve marciale të përziera dhe që gjithmonë ka arritur të tërheqë vemendjen drejt tij. Mirëpo në ngjarjen e fundit të ndodhur në New York, duket se irlandezi i ka kaluar caqet. Bëhet fjalë për një sulm të dhunshëm nga ana e McGregor dhe e disa miqve te tij ndaj autobusit të kompanisë UFC, që mbante brenda disa luftëtarë që do të merrnin pjesë në eventin që mbahet në Brooklyn. Pamje të shumta të kësaj ngjarjeje po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale dhe presidenti i UFC, Dana White, nuk ka vonuar të reagojë duke e quajtur këtë si një nga gjërat më të shëmtuara që kanë ndodhur në historinë e këtij sporti.

conor2
Gjatë një interviste të dhënë për ESPN, Dana White tregoi se irlandezi ishte i shoqëruar edhe nga 20 persona të tjerë dhe ishin futur brenda qendres “Barclays”, ku do të mbahej edhe konferenca për media. Disa orë më pas, vetë McGregor është dorëzuar në polici, që e kishte shpallur në kërkim për t’u marrë në pyetje. Ndaj 29-vjeçarit për momentin nuk ka akuza, ndërkohë që hetimet rreth ngjarjes vazhdojnë. Së fundmi spekulohet se e gjitha kjo ka të bëjë me përplasjet që luftëtari i UFC, Khabib Nurmagomedov, së bashku me disa miqtë e tij, kanë pasur me shokun e ngushtë të McGregor, Artem Lobov.