Uells, Giggs zyrtarizohet si trajner, përballet menjëherë me kritikat

Sport

Ryan Giggs

Ryan Giggs është zyrtarisht trajner i Uellsit. Ish-sulmuesi i Manchester United-it u emërua të hënën në krye të dragojve duke zëvendësuar kështu Chris Colemanin, i cili u dorëhoq në muajin nëntor për të marrë në dorëzim skuadrën e Sunderlandit. Giggs, i cili është një nga emrat më të spikatur të futbollit uellsian, përfaqësoi kombëtaren e tij për 16 vite në periudhën 1991-2007, por deri në vitin 2000 nuk gëzoi simpatinë e tifozerisë pasi ai nuk luante në ndeshjet miqësore. Për këtë fakt, numëron vetëm 64 takime me Uellsin. Angazhimi dhe përkushtimi u vunë menjëherë në diskutim nga gazetarët në konferencën përshtyp, por Giggs u shpreh se kjo nuk ishte aspak e drejtë. “Do të jap gjithcka për Uellsin, ashtu sikurse kam bërë gjithmonë edhe kur kam qenë lojtar në fushë” – ka thënë 44-vjecari i cili ndeshjen e parë do ta diskutojë më 22 mars kundër Kinës. Duke folur për BBC-në, Giggs shtoi se gjatë gjithë karrierës si profesionist ka luajtur më tepër se 1000 ndeshje dhe se në këtë aspekt ia ka dalë duke menaxhuar mirë angazhimin fizik. 44-vjecari si lojtar i Djajve të Kuq fitoi 34 trofe, por njëjtë si emblema të tjera si Best, Southall apo Rush, nuk luajti kurrë një turne madhor ndërkombëtar. Në këtë pikë Giggs, ish-asistent i Louis Van Gaal, tashmë trajner i Uellsit, ka si synim të tejkalojë arritjet që pati Coleman, që pavarësisht se nuk u kualifikua për botëror, gjysmë-finalet e Evropianit Francë 2016-të, mbeten trashëgimia më e çmuar e tij.