Futbollisti më i mirë i Kosovës në këto dy ndeshjet e fundit ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, padyshim rezultoi Milot Rashica. Talenti i Werder Bremenit kundër Malit të Zi shënoi golin e vetëm për Kosovën, kurse ndaj Bullgarisë shënoi sërish një gol dhe më pas ishte bashkëpunëtor te goli i fitores i shënuar nga Elbasan Rashani. Për këto paraqitje, edhe organizmi më i madh i futbollit evropian, UEFA, e ka vlerësuar futbollistin nga Vushtrria. Teksa faqja zyrtare e Euro 2020 ka publikuar një sekuencë ku shihet 22-vjeçari duke dribluar një futbollist kundërshtar të Bullgarisë, teksa e ka cilësuar si “Veprimin Më Të Bukur” të këtyre eleminatoreve të fillim qershorit. Nuk ishte vetëm një moment për t’u shijuar nga Rashica, por ishtë një lëvzije “kyçe” për shënimin e golit vendimtar të fitores. Momentalisht, Kosova renditet në vendin e tretë në grupin A të eliminatoreve për “Euro 2020” me pesë pikë të grumbulluara. Sidomos fitorja 2-3 e ardhur pas përmbysjes në Sofje, shënoi një mbrëmje magjike, që do të mbahet mend shumë gjatë nga “Dardanët”.
Gjithashtu, Rashica është zgjedhur edhe si “Lojtar të Vitit” nga tifozët e Verder Bremenit, siç është konfirmuar nga ana e klubit gjerman. 22-vjeçari shpërtheu në pjesën e dytë të sezonit të tij të parë në Bundesligë, teksa shënoi 9 gola dhe dhuroi pesë asiste, pa harruar edhe tre gola dhe një asist në Kupën e Gjermanisë, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë te ëerderi. Për shkak të formës së tij të jashtëzakonshme, atij i është rritur edhe çmimi në treg nga 7 në 20 milionë euro.