UEFA vendos, finalja e Champions-it për sezonin e ardhshëm luhet në Kiev

Sport

wwwport

Finalja e Champions League-ës për sezonin e ardhshëm do të organizohet në Ukrainë. UEFA ka zyrtarizuar vendimin për të mbajtur për herë të parë një event madhor të sajin për sa i përket aktiviteteve për klube në Kiev, në Stadiumin Olimpik të Dinamos. Komiteti Ekzekutiv, nën udhëheqjen e Presidentit të sapo-zgjedhur Aleksander Ceferin, ra dakord në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Athinës, që finalja e ardhshme të organizohet në kryeqytetin ukrainas. Për sa i përket Super-Kupës së sezonit të ardhshëm, u ra dakord që ajo të luhet më 14 gusht të 2018-ës në stadiumin Lillekula të Talinit në Estoni. Nga ana tjetër UEFA ka bërë me dije që vendimi për sa i përket Europa League-ës do të merret në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv. Ndërkohë një tjetër zhvillim për sa i përket futbollit evropian, i cili u shënua në Kongresin e Jashtëzakonshëm është konfirmimi në postin e Sekretarit të Përgjitshëm të Theodore Theodoridis, i cili zë vendin e Gianni Infantinos, i cili ka marrë drejtimin e FIFA-s. Për t’u vecuar gjithashtu është fakti që nga ana e Ceferin janë vlerësuar tifogrupet e Islandës, Irlandës dhe Uellsit për mbështetjen sportive që ato i bënë përfaqësueseve të tyre gjatë Evropianit të Francës. “Vlerësojmë entuziazmin dhe pasionin e treguar nga këto tifogrupe” – tha Ceferin në një dalje për mediat.