Edhe pse më herët është përfolur si një hipotezë që i përket së ardhmes së largët, finalja e ‘UEFA Champions League’-ës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të bëhet realitet shumë më shpejt. Është vetë presidenti i institucionit më të rëndësishëm të futbollit europian, Aleksander Ceferin, ai që ka pohuar se po diskutohet mundësia e një finaleje përtej Atlantikut, duke nisur që nga viti 2026. Ceferin zbuloi se prej pak kohësh kanë nisur bisedimet për të diskutuar realizimin e aktit të fundit të sezonit në në Amerikë, por ende nuk ka diçka konkrete në lidhje me këtë gjë. Sipas tij, 3 finalet e radhës tashmë të përcaktuara, për t’u luajtur në Stamboll, Londër dhe Monako dhe se në Shtetet e Bashkuara nuk mund të zhvendosen deri në 2026-ën. Por nëse diskutimet nuk do të shkojnë ashtu siç priten, atëherë realizimi i këtij projekti mund të kërkojë edhe më shumë kohë.
Kjo hipotezë më herët ka hasur në kundërshtimin e pjesës më të madhe të tifozëve në Europë, duke u shprehur se do të ishte e vështirë të ndiqnin skuadrën e tyre në stadium në një ndeshje kaq të rëndësishme, nëse finalja do të luhej kaq larg kontinentit. Nga ana tjetër, UEFA është e bindur për të bërë realitet një finale në SHBA, pasi në aspektin financiar, do të sillte përfitime të jashtëzakonshme. Për më tepër, Ceferin theksoi se në kontinentin amerikan është shtuar çdo vit e më shumë interesi për ‘Champions League’-ën dhe do të ishte diçka e bukur t’u ofrohej një mundësi e tillë. Ai bëri edhe krahasimin me NBA, elitën e basketbollit amerikan, që numëron tifozë të panumërt në Europë. Sipas kreut të UEFA-s, në këtë situatë flasim për kompeticionet më elitare në sportet e tyre, me tifozë anembanë botës, prandaj është e kuptueshme se pse një projekt i tillë duhet bërë