UEFA u rikujton gjyqtarëve që të mos tolerojnë ndërhyrjet e ashpra në fushë

Sport

ugagagc

UEFA u ka rikujtuar gjyqtarëve që të mbrojnë lojtarët me ndëshkime të ashpra. Nëpërmjet zyrtarëve të saj, organi më i lartë i futbollit kontinental thekson se ndërhyrjet e këqija që mund të ndodhin gjatë ndeshjeve nuk duhen toleruar aspak në kompeticionet evropiane. “Imazhi i futbollit duhet ruajtur” ishte mesazhi kryesor i përcjellë të martën. “Lojtarët janë aktorët kryesor të futbollit, prej tyre ky sport është kthyer në sportin më të ndjekur dhe prandaj ata duhen mbrojtur” u shpreh Shefi i Gjyqtarëve të UEFA-s, Perluigi Collina. Ky mesazh vjen pak ditë pas ankesave të hapura nga Pep Guardiola dhe Manchester City në lidhje me lëndimet që vuajtën Sane, Sterling apo dhe lojtarë të tjerë nga ndërhyrje që nuk u ndëshkuan nga gjyqtarët në fushë. Klubi në fakt i pati kërkuar Federatës që të mundësonte një takim me përfaqësinë e gjyqtarëve të Premier-League-ës, kjo në mënyrë që të ridiskutohej qasja e lojës. “Lojtarët duhet ta kuptojnë dhe ta respektojnë kundërshtarin, sepse po flasim për një profesion, që mbi spektaklin, u sjell atyre edhe të ardhurat. Gjithcka duhet parë si më e keqja që askush s’ia uron as vetes” – është shprehur më tej Collina.