UEFA, trajnerët kërkojnë rishikimin e rregullit që vlerëson golin në fushën kundërshtare

Sport

ucl
Trajnerët e klubeve më të mëdha të Evropës janë të mendimit që UEFA duhet ta rishohë rregullin e golit në fushën kundërshtare në fazat me eliminim direkt të kompeticioneve të saj. Ndërfutur si fillim në Kupën e Kupave të vitit 1965, rregulli i golit në fushën kundërshtare synonte të nxiste skuadrat udhëtuese që të sulmonin më tepër dhe të mos luanin në mbrojtje, kjo me idenë se në kthim, në ndeshjen në shtëpi do të mund të merrnin një rezultat më të mirë. Trajnerë si Jose Mourinho, Massimiliano Allegri apo Thomas Tuchel, patën një takim të martën në Zvicër, ku në shoqatën e trajnerëve profesionistë u diskutua pikërisht kjo gjë, zhvillimi i mëtejshëm i futbollit.

gol

“Trajnerët janë të mendimit se tashmë nuk është dhe aq e vështirë të shënosh gola në fushat kundërshtare, sikurse ishte dikur, prandaj ata mendojnë se UEFA duhet ta rishohë këtë rregull dhe pikërisht këtë gjë do të bëjmë” ka deklaruar sekretari i përgjithshëm Giorgio Marchetti. Por ky nuk është problemi dhe fokusi i vetëm në diskutim nga trajnerët. Ata janë kundra gjendjes aktuale ku kampionatet më të forta të Evropës, kanë fushata të merkatos që zgjasin me kohë të ndryshme. Kështu për shembull merkatoja në Angli dhe Itali mbyllet më përpara se kampionatet e tjera, duke bërë që shumë trajnerë të mbeten befasisht të pa lojtarë, kur një klub nga Spanja ua transferon ndonjërin prej tyre.