Uefa qartëson klubet: Nuk do të ndërpriten kampionatet

Sport

Situata në futbollin europian është në një gjendje të pazakontë për shkak të Coronavirusit. Kampionatet kë ligat përkatëse janë pezulluar përkohësisht, mirëpo nuk dihet me saktësi si do të procedohet në vijim. Së fundmi, Federata e Futbollit të Belgjikës ka shpallur kampion Club Brugge, duke qenë se ishte në vend të parë. Në këto kushte kampionati ka përfunduar në javën e 29-të. Pas kësaj situate ka regauar menjëherë UEFA, me një letër drejtuar federatave të tjera në Europë, se titull në tavolinë nuk do të ketë, madje as ndërprerje të kampionatit, por gjithçka do të luhet në fushën e lojës. “Jemi besimplotë se futbolli do të rifillojë përsëri në muajt e ardhshëm, me kushtet që do të vendosen nga autoritetet përkatëse. Kërkohet një menaxhim I përbashkët i kalendareve, në mënyrë që të përfundojmë këtë edicion, e të mendojmë për vitin e ardhshëm futbollistik”. Më tej, UEFA shton që nëse kampionatet mbyllen përpara kohe, kjo do të komplokonte edhe kualifikimin në garat europiane, sepse një mbyllje e parakohshme do të shkaktonte dyshime. “Meqenëse pjesëmarrja në garat e kompeticioneve të UEFA-s përcaktohet nga rezultati sportiv i arritur në fund të një sezoni të plotë, një përfundim i parakohshëm mund të shkaktojë dyshime edhe përsa I përket klasifikimit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e UEFA-s. Ndëkohë, jemi në pritje të një vendimi si do të vijohet, por me shumë mundësi, kampionatet do të zhvillohen gjatë muajve të verës.