UEFA ndrron mendje, nga sezoni i ardhshëm në Champions League do të aplikohet sistemi i video-asistencës në gjykim. Ka mjaftuar vetëm java e parë, ku pati plot kontestime dhe tashmë Komiteti Ekzekutiv ka konfirmuar të enjten se teknologjia do të mund t’u vijë në ndihmë gjyqtarëve në sezonin 2019-2020. Sipas raportimeve që vijnë nga Nioni në Zvicër, gjithcka do të ndërfutet që në Super-Kupën e vitit 2019-të dhe fillë më tej në fazën “Play-Off” të kualifikueseve. Ndërsa në Europa League VAR-i do të përdoret një sezon më vonë, në atë të vitit 2020-2021. Duke komentuar ndryshimin, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin tha se organizatorët tashmë janë besimplotë se mund ta aplikojnë teknologjinë që në muajin gusht të vitit të ardhshëm.
Sipas Ceferin koha premton për një shtrirje më efikase të sistemit VAR në Champions dhe që tashmë ky sistem do të mund të kontribuuojë më tepër në një lojë sa më të drejtë. Ceferin por dhe zyrtarë të tjerë të UEFA-s nuk kanë komentuar vendimet e ndeshjeve të fundit në Champions League, ku për shembull rasti i kartonit të kuq të Ronaldos ishte ndër më të kontestuarit, po kështu dhënja e 3 penalltive brenda së njëjtës ndeshje, apo dhe njëmbëdhjetëmetërshi i dytë në sfidën Schalke-Porto, ishin disa nga polemikat më të mëdha që në nisje të këtij sezoni. UEFA qe kritikuar mjaft edhe vitin e kaluar ku përballje si Real Madrid-Juventus apo dhe Real Madrid-Bayern Munich u vunë në qendër të debateve për vendimet arbitrale. Tashmë me ndërfutjen e VAR-it, nuk do të ketë më vend për debate, por kjo ka kohë deri vitin e ardhshëm.