UEFA nis shqyrtimin e sjelljes së tifozëve të Parisit, rrezikojnë dënimin

Sport

saint2
Zhgënjimi i tifozëve të PSG duket se nuk do të kalojë qetë në Francë. Përveç operacionit fshesa që mund të nisë fillë nga Presidenti Naser Al-Khelaifi, edhe UEFA duket se do të veprojë ndaj tyre pasi ka nisur tashmë procedimet për sjelljen që patën ultrasit mbrëmjen e së martës në Parc des Princes. Gazeta spanjolle AS njoftoi e para lajmin se delegatët e UEFA-s patën mbajtur shënim gjithcka u pa në mbrëmjen e Champions League-ës.

tifoza

Tifozët francezë përfshinë në koreografinë e tyre mjaft flakadanë, gjë që në momente të caktuara u bë edhe problematike për ndeshjen. Në fakt gjatë lojës pati dy ndalesa. Por sikurse ka raportuar gazetari Loic Tanzi të premten, në stadium u regjistrua edhe përdorimi i rezes lazer ndaj lojtarëve dhe po kështu bllokimi i shkallëve për lëvizjet e tifozëve.

tifoza2

Hetimet janë hapur tashmë dhe vendimi i UEFA-s, nëse do të ketë një dënim për këto gjëra, do të jepet më 22 mars. Sipas rregullores për cdo flakadan klubi organizator i ndeshjes dënohet me 500 euro gjobë. Ndërkohë AS ka theksuar se UEFA ka marrë në shqyrtim edhe pretendimet e Los Blancos, të cilët u ankuan për zhurma shqetësuese në hotelin ku qenë vendosur në Paris, zhurma këto të shkaktuara nga grumbullimet e tifozëve parisien jashtë ambientit.