UEFA mund të heqë rregullin historik…Prag revolucioni!

Sport

uefa
E aprovuar nga UEFA rreth 54 vite më parë, por e aplikuar në kompeticionet e saj vetëm duke nisur nga 1967-a, rregulla e golit në transfertë është një nga ato që njihet mjaft mirë nga të apasionuarit e futbollit. Pikërisht është ajo, që në rast se ka barazi golash në ndeshjet vajtje-ardhje të fazës me eleminim direkt, vendos se kualifikimi i takon skuadrës që ka realizuar numrin më të madh, jashtë fushës së vet. Mirëpo edhe pse me kalimin e viteve ka garantuar një numër të lartw emocionesh, bëhet fjalë për një rregull që nuk u pëlqen të gjithëve. Për këtë arsye, organizmi më i lartë i futbollit evropian mund ta rishikojë, ose ta heqë fare.

images

Që disa muaj më parë, sekretari i përgjtihshëm i UEFA-s, Giorgio Marcheti kishte paralajmëruar një zhvillim të mundshëm, kur pas një takimi me përfaqësuesit e skuadrave në shtator, ishte shprehur: “Trajnerët mendojnë se rregulla e golit në transfertë duhet rishikuar. Dhe atë do të bëjmë… Sipas tyre, shënimi i golit në fushë kundërshtare është bërë më pak i vështirë se në të kaluarën”. E sipas asaj që ka raportuar së fundi gazeta gjermane “Kicker”, ideja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është të kalohet nga fjalët te faktet. Pra, të përballohet çështja në mënyrë konkrete. Kështu që rregulla e aplikuar në të gjithë turnetë e organizuar nga qeveria e futbollit evropian dhe në shumë komopeticione në të gjithë botën, shumë shpejt mund të ndryshojë. Konkretisht pritet t’i lërë vendin risive, që mund të sjellin një revolucion të rëndësishëm për planetin e futbollit.