UEFA: ME PERJASHTIMIN E JUVES, JA SKUADRA QE SHKON NE EUROPE!

Sport

UEFA e përjashtoi për 1 vit Juventusin nga kompeticionet evropiane dhe kështu, vendin e bardhezinjve e ka marrë në mënyrë zyrtare Fiorentina, ekipi që u rendit një vend më poshtë – në vendin e 8-të – të klasifikimin e edicionit të fundit të Serisë A. Vjollcët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërkohë që do ta nisin gjithcka në fund të gushtit, me raundin e play-offit të kompeticionit të tretë evropian për nga rëndësia. Skuadra e Italiano do të marrë pjesë me synimin për të shkuar sërish në finalen e Conference League, pikërisht si vitin e kaluar, por edhe për të marrë revansh për atë humbje dëshpëruese kundër Uest Hemit. Ndëraq, Juventusi detyrohet të qendrojë një vit jaashtë Europës, për shkak të shkeljes së “Fair Play-it” financiar. Përveç kësaj, klubi bardhezi – që ka hequr dorë nga ankimimi – duhet të paguajë një gjobë financiare prej 20 milionë eurosh, nga të cilat 10 milionë janë dënim me kusht, në varësi të rezultateve të raporteve financiare. Në këtë mënyrë nuk kanë fund dënimet drastike për “Zonjën e Vjetër”, pasi iu hoqën 10 pikë sezonin e kaluar, gjë që i kuhtoi vendin në zonën e Champions League. Lajmi i mirë është se dënimi është vetëm për një vit, kështu që ata do të mund të rikthehen në garat evropiane sezonin e ardhshëm nëse renditen mirë në kampionat.