UEFA mbyll sytë për atë që “gatoi” Franca me…

Sport

UEFA ka mbyllur sytë kundrejt kampionëve të botës, përpara asaj që ndodhi në fllimin e sfidës midis Francës dhe Shqipërisë më 7 shtator. Qevria e futbollit evropian vendosi të mos marrë masa ndaj francezëve, për ngatërrimin e himnit shqiptar. Organizmi më i lartë i futbollit kontinental publikoi masat disiplinore për ndeshjet e kualifikueseve Euro 2020 dhe ato miqësore të muajit shtator. Mirëpo në asnjë rresht nuk figuron qoftë edhe një paralajmërim për Federatën Franceze të Futbollit, pavarësisht se të gjithë prisnin të paktën një gjobë. Duket se UEFA e ka parë si të arsyeshme të mos marrë asnjë masë ndaj Francës, megjithëse ishte një episod që bëri shumë bujë dhe pati jehonë ndërkombëtare. Aq sa edhe presidenti francez Macron dërgoi një mesazh ndjese për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Mesa duket, kjo ka mjaftuar që gjithcka të mbyllet me aq.

Franca dhe Shqipëria u ndeshën në fillim të këtij muaji në ‘Stade de France’ për sfidën e vlefshme për eleminatoret e Europianit të vitit 2020. Ndërkohë që “gjelat” fituan me rezultatin 4-1. Ndeshja pati nisur me disa minuta vonesë, pasi futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kishin refuzuar të fillonin lojën, pa ekzekutimin e himnit kombëtar. Përderisa Franca organizatore vendosi si fillim atë të Armenisë. Ndërkaq, UEFA ka dënuar me luajtjen e ndeshjeve pa tifozë përfaqësuese si Hungaria, Rumania dhe Sllovakia, për shkak se tifozeria e tyre bëri thirrje e kore raciste gjatë ndeshjeve eliminatore të shtatorit.