UEFA kthen vendimin, PSG do të hetohet sërish për ‘fair-play’ financiar

Sport

psggg
Pak kohë më parë, hetimet rreth klubit të PSG për shkelje të rregullave të ‘fair-play’ financiar u mbyllën në favor të kampionëve të Francës. Shpenzimet marramendëse për të afruar në skuadër emra si Neymar apo Mbappe Lottin, vunë në lëvizje autoritete përkatëse për kontrollin e bilanceve të skuadrës franceze, por edhe të mënyrës së realizimit të këtyrë transaksioneve. Megjithatë, presidenti Al-Khelaifi do të dilte i buzëqeshur nga zyrat e ‘Dhomës së Hetimit’ në Nyon të Zvicrës, duke thënë se çdo gjë ishte brenda rregullave.

171012145134 nasser al khelaifi exlarge 169
Por situata është marrë në dorë tashmë nga vetë UEFA. Presidenti Ceferin, i mbështetur edhe nga komisioni qëndror i institucionit më të lartë të futbollit evropian, ka kthyer edhe njëherë çështjen PSG në ‘Dhomën e Hetimit’, ku kësaj radhe, do të ketë edhe përfaqësues të zgjedhur nga vetë UEFA për të mbikëqyrur hetimin nga afër.  Kampionët e Francës përdorën formulën e huazimit dhe atë të prishjes së kontratës për transferimet e Mbappe dhe Neymar. Që të dy së bashku i kushtuan arkave të klubit francez plot 402 milionë euro. Duke përdoru huazimin, drejtuesit e PSG morën kohë për të shitur lojtarë si Gonçalo Guedes, Javier Pastore, apo Odsonnë Edouard, që gjithësesi e mbajnë UEFA-n skeptike rreth respektimit të rregullave të ‘fair-play’ financiar.