UEFA hedh për votim golat më të bukur, ja cili spikat

Sport

uefafafagol

Pas përmbylljes edhe të fazës së të tetave, UEFA ka hedhur për votim golat më vendimtar që diktuan kualifikimet për disa nga skuadrat pretendente, por jo vetëm. Kështu në listën e 5 golave të përzgjedhur gjenden realizimet e Neymar, Pulisic, Douglas Costa, Theo Walcott dhe Marc Albrighton. UEFA thekson se kjo përzgjedhje është bërë duke analizuar performancat individuale të secilit lojtar dhe peshën e tyre në çdo përballje. Kështu goli që duket se do jetë më i votuari është ai i Neymarit. Braziliani shënoi me një goditje dënimi në minutën e 88-të gjatë përmbysjes fantastike 6-1 që Barcelona arriti ndaj PSG në Camp Nou. Goli i tij rindezi shpresat për kualifikim dhe mbetet ndër më vendimtarët e kësaj faze. Pas Neymarit, vjen realizimi i Marc Albrighton për Leicester City. Përballë Sevillas në King Power, 27-vjecari realizoi golin e kualifikimit përmes një goditje brenda zonës së rreptësisë. Nuk ishte i bukur sa i Neymarit, por rëndësia e këtij goli kishte të njëjtën vlerë sikurse ajo e brazilianit. Në listë vjen goli i brazilianit tjetër Douglas Costa me Bayernin e Munich-ut. 26-vjecari ishte i pa-mëshirshëm në fitoren e dytë 5-1 ndaj Arsenalit duke vulosur një gol fantastik në minutën e 78-të. Nga kjo sfidë në garë për golin e fazës së të tetave është edhe realizimi i Theo Walcott. Anglezi shënoi në minutën e 20-të duke dhënë iluzionin se topcinjtë mund të shpresonin për një fitore ngushëlluese ndaj bavarezëve. Për ta përmbyllur këtë listë është goli i talentit të Dortmundit, kroato-amerikanit Pulisic, i cili shënoi në fitoren 4-0 ndaj Benficas, duke festuar më së miri rritjen në nivel që ka gëzuar ai këtë sezon.