UEFA hap çështje disiplinore për Simeonen dhe Allegrin!

Sport

uefa
Gjestet dhe sjelljet aspak sportive të para gjatë ndeshjes Atletico Madrid-Juventus në 1/8-at e UEFA Champions League nuk do të kalojnë pa një vendim disiplinor. UEFA ka zbardhur në njoftimet e saj vendimin për t’i kaluar Komisionit të Etikës dhe Disiplinës 5 çështje të ndara për të dyja skuadrat. 3 janë për Atleticon dhe 2 për Juventusin. Për madrilenët sipas njoftimit çështje disiplinore janë ngritur për bllokimin e kalimeve në tribuna, që sipas rregullores duhet të jenë të lira për rastet e emergjencave, gjithashtu një tjetër çështje e ngritur ndaj tyre është për hedhjen e sendeve të forta në fushë prej tifozëve spanjoll. Por sigurisht nuk mund të mungonte një çështje e ngritur edhe ndaj trajnerit argjentinas Diego Pablo Simeone.

15431022197965

Drejtuesi i Atleticos festoi si i marrë golin e Gimenez duke mos kursyer as gjestet ofenduese. Edhe pse ai kërkoi ndjesë pas ndeshjes kjo nuk mjafton. Në fakt fillë pas fitores 2-0 ndaj Juventusit shtypi spanjoll e paralajmëronte një dënim të mundshëm të Simeones. Vitin e shkuar, argjentinasi u dënua me pezullim për 4 ndeshje për thyerje të rregullores gjatë sfidës me Arsenalin në Europa-League. Ndërkohë dy cështjet e hapura për Juventusin janë për vonesat në nisjen e ndeshjes. Massimiliano Allegri gjithashtu ka shfaqur sjellje jo sportive për vonesat në fushë dhe mund të dënohet me gjobë. Komisioni i Etikës dhe Disiplinës nuk e ka vendosur ende datën se kur do t’i shqyrtojë këto çështje, ndërsa ndeshja Juventus-Atletico Madrid luhet më 12 mars.

1131810218.jpg.0