Ishte padiskutim një ngë lojtarët më të mirë në fushë në Elbasan përballë Islandës, në atë fitore me vlera historike. Mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj mbante për më tepër shiritin e kapiteni në krah, aq sa dukej i papërmbajtshëm sidomos pasi arriti të shënonte dhe gol, që ishte i pari me fanelën kuqezi si dhe i dyti në karrierën e tij si profesionist pas një realizimi të viteve më parë në radhët e skuadrës së Empolit.
Gjithsesi, fatkeqësisht, Hysaj u detyrua të dalë nga fusha e lojës gjatë pjesës së dytë për shkak të një dëmtimi në pulpë. Mirëpo gëzimi për fitoren dhe golin e realizuar nuk zgjati edhe aq shumë, pasi në fund të ndeshjes, pikërisht ai ishte i përgzgjedhur nga UEFA për të kryer testet antidoping. Mesa duket, paraqitja e bërë përtej limiteve të zakonshme, ka rënë edhe në sytë e përfaqësuesve të organizmit më të lartë të futbollit evropian, që vendosën që kapiteni i të jetë i përzgjedhuri për të kryer analizat e nevojshme. Por gjithsesi, kaq nuk ka mjaftuar për t’i ndaluar hovin e festimeve atij dhe skuadrës kuqezi.