UEFA Europa League, shorti vendos përballë pretendentët

Sport

champions-league-draw-640x340

Sapo është hedhur edhe shorti për gjysmëfinalet e Europa League. As këtu nuk do të mungojnë emocionet e forta falë edhe përballjeve që dhuruan goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës.

Kampionët në fuqi të Sevilla do të kenë përballë Fiorentinën, ndërsa Napoli do të ndeshet me ukrainasit e Dnipro, përcjell Portali Albeu.

Ndeshjet e para gjysmëfinale luhet në datat 7 maj, ndërsa ato të kthimit një javë më pas. Fituesi i Napoli-Dnipro do të jetë ekipi pritës në finale.

Finalja e madhe luhet më datë 27 maj në Varshavë. Kujtojmë që fituesi i Europa League shkon direkt në Champions League sezonin e ardhshëm. 

Dy gjysmëfinalet e Europa League 2015:

1. Napoli-Dnipro

2. Sevilla-Fiorentina