Uefa, Ceferin paralajmeron nje “takse luksi” ndaj klubeve

Sport

Ceferin

Tregu i shit-blerjeve te futbollisteve vitet e fundit ka pare kosto marramendese. Gjate periudhes ku merkato eshte aktive, skuadrat e “medha” jane te gatshme te paguajne pa u menduar edhe mbi 100 milione euro per kartonin e nje lojtari. Ne kete menyre, shume drejtues klubesh po nxitohen te vendosin klauzola te larta ne kontratat me lojtaret e tyre, per te mos e humbur ndaj nje oferte te skuadrave “pasanike”. Kjo gje normalisht qe ka terhequr vemendjen e UEFAs dhe presidenti Aleksander Ceferin, eshte shprehur se fundmi se do te pergatitet nje “takse luksi”, pikerisht per keto skuadra qe bejne shpenzime marremendese pergjate periudhes se transferimeve. Perpara mediave zviceriane, Ceferin e pranoi qe po pergatitet nje dokument qe do te ndikoje jo pak ne te ardhmen. Sipas tij, kjo do te jete nje strategji per te parandaluar rritjen e metejshme te vlerave ne tregun e futbollisteve, strategji qe me pare nuk ka ekzistuar. Keto klube do te paguajne nje lloj diference te shumes totale te shpenzuar per transferimin e lojtareve, tek UEFA. Me keto para, Ceferin u shpreh se ende nuk eshte vendosur se çfare do te behet, por me shume gjasa, do te shpenzohen per infrastrukturen sportive apo per te ndihmuar klube ne nevoje, ne forme huaje, duke shmangur keshtu problemet me bankat. Gjithashtu, ai u ndal edhe tek teknika e perdorur se fundmi nga klubet per transferimin e lojtareve ne forme huazimi. Presidenti i UEFAs u shpreh se numri i lojtareve qe dergohen apo merren ne huazim nga nje klub, do te kete nje limit. Keshtu edhe numri i lojtareve nen kontrate me nje skuader do te jete i pranueshem, pasi sipas tij, ne Itali ka klube qe aktualisht kane plot 103 lojtare nen kontrate, ku sigurisht pjesa me e madhe e tyre jane te shperndare si huazime ne klube te tjera.