Uefa, Ceferin i bindur: Champions League të përfundojë përpara fillimit të gushtit, nuk përjashtohet mbyllja

Sport

Presidenti I UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë është shprehur se pavarësisht se c’do të ndodhë me Champions League dhe Europa League, gjithçka duhet të përfundojë përpara datës 3 gusht. Ndeshjet mund të zhvillohen në muajin maj, qershor apo korrik, por ekziston gjithashtu mundësia që të mos luhet fare.

“Kemi disa alternativa për të rifilluar edhe një herë tjetër kompeticionet si Champions League, apo Europa League. Mund të jetë në maj, qershor, apo edhe korrik, ose mund të mos luhet fare, pasi edhe kjo e fundit është një mundësi. Kemi një grup që po punon mbi këtë çështje, por sigurisht varet edhe nga autoritetet e tjera, nëse do të na lejojnë të luajmë ose jo. Gjithçka duhet të përfundojë përpara 3 gushtit, si Champions League, ose Europa League”.

Ndërkohë, një tjetër çështje që pritet të marrë zgjidhje në vijim, janë edhe kampionatet në vendet përkatëse në kontinentin e vjetër, që gjithashtu për momentin janë të pezulluara.