UCL, Zidane përgëzon Asension, ishte ai që bëri diferencën

Sport

zizu
“Diferencën e bëri Marco Asensio”, kështu e komentoi përmbysjen 2-1 të Munichut, trajenri i Realit Zinedine Zidane. Trajneri francez e pranoi se kampionëve në fuqi iu desht shumë për të marrë lojën nën kontroll. Ai tha se për nga niveli i lartë në të cilën po luhej, është normale të ndeshesh në të tilla situata. Zidane e përqendroi diskutimin te lëndimet që vuajti skuadra e tij. Ai tha se Dani Carvajal dhe Isco ishin humbje të rëndësishme për skuadrën dhe se gjërat ishin të vështira pa ata në fushë. “Isco pati probleme me shpatullën që në fillim. S’ndihej mirë kur vraponte dhe m’u desht ta ulja në stol, uroj të jetë problem i vogël, për sa i përket Danit, më tha se nuk ishte lënduar shumë” – u shpreh Zidane duke iu përgjigjur interesit të medias.

zizu2

Në fushë pas largimit të Carvajal, spikati zgjidhja taktike e francezit, që kthehu në një mbrojtës krahu Lucas Vazquezin. “Lucas kreu një ndeshje të jashtëzakonshme, ai dhe Modric e mbërthyen mirë Ribery-në dhe nuk e lanë në asnjë çast” – tha Zizou. Më tej vëmendja shkoi natyrshëm te autori i fitores. “Asgjë e re për Marco Asension. Ai bëri diferencën, me karakteristikat që ka prej kohësh. I shpejtë dhe me tejet ndikim në ndeshje sa herë hidhet në fushë. Jam shumë i gëzuar për të” – tregoi trajneri i Realit të Madridit, që megjithëse pa një sfidë me Ronaldon në hije, mori një rezultat të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit të parashikaur për t’u luajtur më 1 maj.