UCL, Valverde merr përsipër përgjegjësitë, shtypi kryqëzon konservatorizmin e tij

Sport

vvale
Nën sytë e përlotur të Andres Iniestas, i cili me gjasa luajti të martën ndeshjen e tij të fundit në UEFA Champions League, Ernesto Valverde mori përsipër përgjegjësitë e një mbrëmje katastrofë për historinë e katalanasve. Emra si Busquets, Pique apo dhe vetë Presidenti Bartomeu theksuan se me atë lloj loje, Barcelona nuk e meritonte gjysmë-finalen. Por në Spanjë kanë nisur menjëherë analizat.

iniesta

Gazeta Marca ishte jashtëzakonisht kritike. Pas titujve të javës që shkoi që e cilësonin ndeshjen në Camp Nou me lojë medjokre, tanimë analizat shkojnë më tej. Valverde kryqëzohet për konservatorizmin e treguar dhe për faktin se i ka hequr totalisht identitetin Barcelonës në Champions. Merkatoja gjithashtu kritikohet jashtë mase. Largimi i Javier Mascheranos në një kohë kur Umtiti ka pasur luhatje tejet zhgënjyese në formë rezultoi vetëvrasje për mbrojtjen.

barccca

Gjithashtu angazhimi i Coutinhos, që nuk mund të luante në Champions, ishin shpërdorime të pa-justifikuara për këtë sezon. Hedhja në fushë e Paco Alcaser në Olimpico, një lojtari që nga Luis Enriuqe në fund u pranua se ishte një dështim i tiji, ishte sinonim i dështimit të Barcelonës, që sipas Marcas mund të ketë dhënë shenjat edhe të fundit të një epoke, pasi sikurse thamë në fillim, ky mund të jetë sezoni i fundit i Iniestas me katalanasit.