UCL U-19, Barcelona fiton titullin duke mposhtur Chelsea-in

Sport

ucl u19999
Tjetër sukses i të rinjve të Barcelonës në Evropë. Katalanasit U-19 arritën të triumfojnë për të dytën herë në Youth League duke mposhtur 3-0 Chelsea-in në finale. Në një turne që organizohet vetëm për herë të pestë që pas formimit të tij, Barça tregoi se ka përpara një brez të ndritur lojtarësh. Nën drejtimin e Francisco Pimientas skuadra katalanase dominoi totalisht ndeshjen me Chelsea-in që u zgjua vetëm pasi kishte pësuar dy gola që mbajtën firmën e Alejandro Marques. Blutë vuajtën shumë mungesën e talentit Ethan Ampadu, më se i domosdoshëm në mbrojtje.

u19199

Me gjithë ndryshimet që u përpoq të kryente Joe Edwards, situata nuk u përmbys për çështje edhe fati. Në fund Abel Ruiz shënoi të tretin dhe Barcelona shijoi titullin e dytë në historinë e saj për sa i përket trofeut të Champions League-ës së vogël për nën 19-vjecarët. Me katalanasit angazhohet edhe talenti kosovar Labinot Kabashi, i cili fatkeqësisht ka vuajtur së fundmi një lëndim serioz në gju. Barca eliminoi City-in në gjysmë-finale ndërsa Chelsea, gjithashtu 2 herë kampione e Evropës, kishte eliminuar Porton me penallti. Rezultati kënaq disi ambientin katalan, kjo pasi skuadra e parë nuk ka mundur të dale në finalet e Champions League-ës që pas vitit 2015-të, kur dhe e ka fituar për here të fundit.