UCL, Sevilla bën historinë në ´Old Trafford´

Sport

mch
Sevilla e Viçenzo Montellas i ka surprizuar të gjithë në “Old Trafford”, ku arritën të triumfonin 1-2 ndaj Manchester United, në një mbrëmje historike për andaluzët.
“Djajte e kuq” vetëm të tillë që nuk dukeshin, me Jose Mourinho që mesa duket gaboi në përzgjedhjen e lojtarëve që zbritën në fushë si titullarë. Pjesa e parë u mbyll me raste për të dyja skuadrat, por pa ia dalë asnjëra që të finalizojë saktë.

sevilla
Në të dytën, Montella bën lëvizjen e duhur. Hedh në lojë Ben Yedder, i cili brenda 4 minutash, ndëshkoi dy herë Manchester United. Vendasit reaguan me Lukaku në minutën e 84-t, por që nuk shërbeu për të bërë mrekullinë. Montella kështu udhëheq Sevillan drejt çerekfinaleve të Champions League për herë të parë pas 60 vjetësh.

manch

Ndërsa zhgënjimi i tifozëve të United, shkon kryesisht te Jose Mourinho, që edhe pas më shumë se 1 miliardë paundëve të shpenzuar, dështon të kalojë skuadrën e tij drejt një objektivi që dikur, për “djajte e kuq”, as nuk vihej në diskutim.