UCL, Salah-Mane’-Firmino thyejnë që tani “BBC”-në e Realit

Sport

sa ma fi

Në pritje të finales së 26 majit, Salah-Mane’-Firmino të Liverpulit kanë mposhtur që tani në një aspekt madrilenët Benzema-Bale-Cr. Ronaldo, pa i përballuar akoma. Sulmi i të kuqve theu rekordin personal të “BBC”-së së famshme, sa i takon golave të shënuar në total gjatë një edicioni të Champions League. Pikërisht, në 2013-2014-n, kur fituan “La Deciman”, trio e Realit shënoi 28 gola: 5 Benzema, 6 Bale dhe 17 Ronaldo. Një rekord që tani i takon të kaluarës. Përderisa Salah e Firmino me nga 10 dhe Mane’ me 9, tashmë kanë realizuar një më shumë, për një total prej 29 realizimesh, duke nisur nga faza e grupeve. E sikur të mos mjaftonte kaq, me 40 gola të përgjithshëm, Liverpuli është bërë skuadra më produktive e një sezoni të turneut më prestigjoz kontinental.

smf2
Duke u kthyer tek Reali, klubi spanjoll u barazua nga “Reds” edhe në lidhje me golat e shënuar në transfertë, plot 20, gjatë një edicioni të vetëm. Madrilenët mund të krenohen për momentin vetëm me golshënuesin më të mirë të këtij Champions-i që mban emrin e Ronaldos. E ndërkohë që Benzema u zgjua me dy golat e së martës ndaj Bajernit, duket se “BBC”-së i ka humbur B-ja tjetër e Bale. Ai, që ishte pjesë e treshes së famshme, që dërgoi madrilenët tek triumfi i parë i 3 trofeve të marrë në 4 vitet e fundit. Në 2014-n, jo vetëm realizoi 6 herë, por arriti të ishte vendimtar në finale kundër Atletikos. Ndërsa këtë vit ka shënuar vetëm 1herë, teksa në fazën me eleminim direkt ka luajtur gati 100 minuta si zëvendësues. Kështu, trio e Liverpulit e ka fituar pa shumë probleme përballjen me BBC-në evropiane të 2017-2018-s. Por edhe ajo me Benzema-Bale-Cristiano Ronaldo të 2014-s duke e mbyllur, ende pa u luajtur finalja. Ajo që duket si një mundësi revanshi, për CR7-n me shokë.