UCL, Salah flet për finalen e madhe përballë Real Madrid

Sport

ss momo
Kievi është pushtuar nga atmosfera festive e finales se Champions League dhe në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit për Real Madrid dhe Liverpool, një nga protagonistët kryesorë të skuadrës së “the reds” ka folur hapur në lidhje me domethëninen e një triumfi të mundshëm më 26 maj.  Mohamed Salah është po aq i emocionuar sa edhe tifozët, pasi siç thoë vetë 25-vjeçari, 2 vite më parë ai e shihte një finale të tillë nga vendlindja e tij, ndërsa tani është pjesë e një atmosfere të jashtëzakonshme. Sa i përket Realit, Salah shprehet se eksperienca e tyre është mjaft domethënëse dhe rezultatet e kanë provuar këtë. Megjithatë ai kërkon nga shokët e tij të skuadrës të mos humbasin përqëndrimin dhe të luajnë po njësoj si në fazat paraardhëse.

ssssss
Numri 11 i Liverpool ka folur me elozhe edhe për trajnerin Jurgen Klopp, të cilin e cilëson si një mik për të gjithë lojtarët e skuadrës. Salah shprehet se ai di se si t’u shtojë vetbesimin lojtarëve dhe i lë ata të luajnë lirshëm sipas stilit të tyre. Pika me e fortë e Liverpoolit sipas Salah është padyshim shpirti i skuadrës, pasi të gjithë në ekip rriten ndeshje pas ndeshje. Lojtari më i shpejtë këtë sezon në Champions League me 33km/h, shpjegon se forma e mirë dhe golat e shënuar janë fryti i një pune të madhe dhe mbështetja e padiskutueshme nga ana e klubit. Frymëzimet e Salah nga e kaluara janë tre, secili i veçantë në stilin e lojës. Idhujt e tij janë Francesco Totti, braziliani Ronaldo dhe Zinedine Zidane, pikërisht njeriu që ka drejtuar Real Madrid drejt triumfeve historike në 4 vitet e fundit.