UCL, Sadio Mane beson se Liverpool mund të mposhtë çdo skuadër

Sport

sadio mane ucl
Liverpooli mund të mposhtë çdo skuadër. Janë këto fjalët e Sadio Mane në konferencën për shtyp të Liverpool në prag të finales së Kievit.
Autori i 9 golave këtë sezon në Champions League është shprehur se “the Reds” janë një skuadër që luajnë në grup dhe brenda një sezoni, lojtarët kanë arritur të luajnë më njëri-tjetrin sikur njihen prej kohësh, sigurisht kjo është meritë edhe e trajnerit Jurgen Klopp.  Për Mane nuk janë thjesht ai, Firmino dhe Salah. Tek Liverpooli sipas tij të gjithë janë të rëndësishëm e specialë, diçka që për Manen tregon se ata mund të mundin çdo skuadër në planet.

mane mane
I pyetur në lidhje me paraqitjet e tij këtë sezon dhe se si do e perjetonte shënimin e një goli në finale, Mane flet me modesti:
“Të shënosh rregullisht është diçka e bukur, por do të preferoja që thjesht të fitonim trofeun në fund. Rëndësi ka të besojmë tëk forcat tona dhe të mbështesim njëri-tjetrin në çdo cep të fushës.”  Mane e quan këtë sfidë përballë Real Madrid si ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij dhe të shokëve të tij të skuadrës, ndaj siguron se finalja e Kievit nuk do të jetë si ato të kaluarat për të besuarit e Zinedine Zidane.