Nga paniku në gjysmë-finale, kjo ishte tabloja dhe titulli që përshkroi më së miri sipas gazetës AS përballjen në Bernabeu Real-Juventus, përfunduar 1-3. Por përtej polemikave ajo që mbetet janë disa shifra tejet domethënëse për njeriun më vendimtar të këtij sezoni të madrilenëve, Cristiano Ronaldos. Portugezi tashmë 33-vjeçar, me një ftohtësi të plotë realizoi të mërkurën golin e 15-të në Champions League në mbrëmjen e 11-të radhazi. Rekordi i tejzgjatur i tij tashmë dhe afrimi dhe më shumë drejt rekordit tjetër të 17 realizimeve në një edicion të Championsit. Portugezi shkoi në kuotën e 120 golave në Evropë. Ai me penallti, ishte goli i 10-të i tij kundër Juventusit. 33-vjeçari u bë i pari lojtar që i shënon kaq shumë gola një skuadre në Champions, ndërsa Los Blancos u bënë e para skuadër që kualifikohen në gjysmë-finale për 8 sezone radhazi.
Ndërkohë tejet e vështirë ka qenë konferenca për shtyp për Zinedine Zidane. Francezi refuzoi të flasë për komentet e Guardiolës që i referohej eliminimit të këtij të fundit me polemika arbitrale në kohën kur ishte trajner i Bayernit. Zizou tha se ndërhyrja e Benatias ishte penallti, ai tha se rezultati ishte i gëzueshëm përskuadrën dhe se në 180 minuta lojë, Reali e meritoi kualifikimin. Sidoqoftë përtej deklaratave të Zidane-it, për ta quajtur një sezon pozitiv, Los Blancos nuk duhet ta harrojnë se duhet me patjetër ta fitojnë trofeun.