UCL, Ronaldo dhe Zidane komentojnë finalen kundër Liverpoolit

Sport

cr7 zizu
Cristiano Ronaldo do të kishte dashur Manchester Unitedin në finale të Champions League-ës, ndërsa Zinedine Zidane nuk do ta ndërronte kurrë portugezin me egjiptianin e Liverpoolit, Momo Salah. Këto kanë qenë dy nga komentet më interesante të bëra nga radhët e Los Blancos këtë javë në prag të sfidës me të kuqtë e Jurgen Klopp në finalen e Kievit. Në ditën që i kushtohet medias në klubin e Realit, Zidane u pyet shumë rreth formacionit që do të hedhë ai në Olimpiyskiy. Francezi u shfaq i vendosur duke mos treguar shumë për këtë pjesë, por përballë debatit Ronaldo-Salah ai tha shkoqur “Ronaldo!”.

ronaldo

Nga fjala e Zizou’-së ra në sy vetëbesimi te grupi, që sipas tij në këto tre vite ka qenë i jashtëzakonshëm dhe çelësi i suksesit në çdo trofe të arritur. Ndërkohë tejet i hapur është treguar Ronaldo. Portugezi ka thënë se loja që luan Liverpooli këtë sezon i ka kujtuar atij Realin e rreth 4 viteve më parë. 33-vjecari ka përpara mundësinë për të fituar titullin e 5-të të Champions League-ës në karrierë dhe të katërtin me Realin, por pavarësisht kësaj ai nuk e harron dashurinë e vjetër për Djajtë e Kuq, me të cilët fitoi pikërisht trofeun e parë në Evropë. “Do kisha dashtur të luaja kundër Unitedit” – ishte komenti i tij në lidhje me një pyetje se si ndihej ai si ish-lojtar i Djajve teksa përballej me Liverpoolin.