UCL, Roma fiton minimalisht me Shakhtar, mjafton për çerekfinalet pas 10 vjetësh

Sport

roma2
Roma luante një ndeshje mjaft delikate në “Olimpico” përballë Shakhtar Donetsk, teksa vinin në disavantazh 2-1 pas sfidës së parë të luajtur në Ukrainë. Skuadra e Di Francesco u tregua e kujdesshme në të dyja repartet, duke dominuar pjesën më të madhe të lojës. Kurse tek Shakhtar, kundërsulmet e shpejta me Bernard, Taison dhe Ferreyra ishin zgjedhja e trajnerit Paulo Fonseca.

shakht
Pas një pjese të parë të përfunduar në barazim pa gola, Dzeko do të ia dilte të realizonte në të dytën, ku në minutën e 52-të, nuk do te gabonte përballë Pyatov. Pas golit edhe Shakhtar rriti ritmin, e bashkë me të edhe tensionin në fushë. Gjërat per ukrainasit do të ndërlikoheshin akoma më shumë në minutën e 79, kur Ordets do të ndëshkohej me karton të kuq. Megjithate kjo nuk i ndaloi ukrainasit të besonin deri në fund, por që hasen murin e kryeqytetasve italianë në prapavijë.

roma3
Kështu pas plot 10 vjetësh, Roma shkon drejt fazës çerekfinale, duke u bërë njëkohësisht skuadra e dytë italiane në këtë edicion të Champions League që arrin diçka të tillë, së bashku me Juventus. Italianët nuk janë përfaqësuar me dy skuadra në çerekfinalet e kompeticionit elitar europian për klube, që nga sezoni 2006-2007.