UCL/ Rafael Leao është çështja që shqetëson Milanin përpara derbit me Interin

Sport

Në prag të euroderbit Milan-Inter, I vlefshëm për gjysmëfinalen e UEFA Champions League, Rafael Leao është çështja që I shqetëson të gjithë në kampin kuqezi. Në ndeshjen e fundjavës ndaj Lazios në Serie A, anësori I sulmit u detyrua të dilte nga fusha e lojës në minutën e 10-të, si pasojë e një tërheqjeje muskulore.

Ndonëse ka shpresë, se Leao mund të jetë gati për Piolin, ka gjithashtu edhe frikë, se portugezi nuk do të mund të zbresë në tapet që nga minuta e parë, apo mund të mos jetë fare në dispozicion të skuadrës.

Për të kuptuar rëndësinë që Leao ka në formacionin e Milanit, mjafton të përmendim këtu se në ndeshjet që lojtari më I mirë I edicionit të kaluar në kampionatin italian, ka munguar për shkak dëmtimi, apo pezullimi, rezultatet e ekipit kuqezi rëndojnë nga ana negative e peshores. Në 7 ndeshje pa Leaon në fushë, Milani regjistron vetëm 1 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje. Mungesa e Leaos në formacionin e Milanit ndihej edhe në edicionin e kaluar, ku në 5 ndeshje të munguara, Milani fitoi vetëm 2, barazoi 2 të tjera dhe u mposht një herë.

Në rrethana si këto, është pak të thuhet që trajneri Stefano Pioli është me dhimbje koke. Gjithësesi, numri një I stolit të kuqezinjve, kërkon që të mos gjendet I përgatitur në një situatë të tillë dhe është duke hartuar njëkohësisht edhe një plan pa Leaon, ndonëse do të vazhdojë të jetë sy e veshë I përqendruar në gjendjen fizike të lojtarit.

Për t’I bërë ballë Interit, në mungesë të të talentuarit Leao, Milani pritet të rreshtohet me Mike Maignan në portë; Calabria, Kjaer, Tomori, dhe Theo Hernandez në mbrojtje, kurse mesfusha pritet të jetë e ngjeshur, me plot 5 futbollistë, duke nisur nga Krunic, Tonali; Brahim Diaz, Bennacer, dhe Saelemaekers. Ndërsa sulmi do të udhëhiqet I vetëm nga I përhershmi Olivier Giroud. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndryshime në rrugë e sipër.