Champions League-a është padyshim një nga kompeticionet më të dëshiruara për t’u fituar nga futbollistët anë e mbanë globit, por jo të gjithë kanë pasur fatin ta realizojnë këtë. Në fakt sipas historisë finalen e Champions League-ës e kanë diskutuar më së shumti italianë, spanjollë dhe gjermanë. UEFA ka publikuar një listë me kombësitë e 1049 lojtarëve finalistë që kanë luajtur prej vitit 1956 dhe nga kjo listë kryesojnë italianët me 147 lojtarë, më pas vijnë spanjollët me 146 dhe gjermanët me 130. Finalet e Champions League-ës kanë pare gjithsejt 78 lojtarë francezë dhe 75 anglezë.
Holandezët, portugezët dhe brazilianët vijnë më tej me nga 10 më pak se ata. Megjithatë në Madrid do të vendoset në këtë listë emri i të tjera kombësive. Kështu Naby Keita dhe Victor Wanyama mund të bëhen të parët finalist të një Champions League që kanë prejardhje nga Guinea dhe Kenja. Sidoqoftë për Keitan tashmë është njoftuar se ai nuk do të luajë. Ndërkohë Sadio Mane nga Senegali, Mohamed Salah nga Egjipti, Son nga Korea e Jugut, Sanchez nga Kolumbia synojnë një tjetër arritje, të jenë të parët me kombësitë e tyre që e fitojnë trofeun prestigjioz duke qenë lojtarë në fushë.