UCL/ Parisi e nis sezonin me këmbën e mbarë, Milanit nuk i mjafton loja e mirë

Sport

PSG e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në UEFA Champions League. Në duelin e javës së parë të fazës së grupeve, kampionët francezë, mposhtën në shtëpi skuadrën e Borussia Dortmund, me rezltatin e pastër 2-0, sfidë e vlefshme kjo për Grupin F.

Një gol nga Kylian Mbappe dhe një tjetër nga Ashraf Hakimi, të dy në pjesën e dytë, ishin mjaftueshëm për të besuarit e Luis Enriques që ta nisnin rrugëtimin me 3 pikë.

Ky ishte finalizimi i 35-të i Kylian Mbappe në Champions League, aq sa kishte shënuar edhe Thierry Henry me Arsenalin. Si lojtari francez që ka shënuar më tepër gola në Champions me një klub të vetëm, përpara Mbappe, qëndron vetëm Karim Benzema, i cili numëron 78 finalizime me Real Madrid.

Po ashtu, Mbappe shënon në Champions me Parisin, për të 7-tin sezon radhazi, duke barazuar kësisoj edhe rekordin që e mbante Edinson Cavani.

Më tej, në duelin tjetër të Grupit F, loja e mirë nuk i mjaftoi Milanit për të fituar ndaj Neëcastle. Përballja e “San Siros” u mbyll me rrjeta të paprekura. Ndonëse kuqezinjtë u përpoqën maksimalisht, nuk mundën dot të merrnin rezultat maksimal.

Në Grupin H, Barcelona ka shpartalluar 5-0 belgët e Antverp, teksa personazhi që shkëlqeu më tepër se të gjithë ishte Joao Feilx, i cili shënoi dy gola dhe shërbeu një asist për shokët e skuadrës. Duke nisur që nga sezoni 2003/04, Felix është vetëm lojtari i dytë i Barcelonës që përfshihet në 3 gola në debtim me klubin katalanas në Champions League. diçka të ngjashme e ka bërë Robert Leëandoëski në vitin 2022, ndaj Viktoria Plzen.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Porto fitoi 3-1 në transfertën e Shakhtar Donetsk.