Interi nuk e merr në konsideratë fitoren 2-0 në gjysmëfinalen e parë ndaj Milanit në Champions League. Në prag të ndeshjes së kthimit, që do të zhvillohet të martën mbrëma, trajneri I skuadrës zikaltër, Simone Inzaghi është duke menduar që në dushën e lojës të zbarkojë formacioni më I mirë I mundshëm, sepse në të tilla sfida, nuk ka vend për të bërë llogari.
Në kampin interist janë të mendimit se epërsia me 2 gola është minimale dhe situata mund të ndryshojë shumë shpejt, aq më tepër që rregulli I golit jashtë fushe nuk ekziston më. Sikur të mos mjaftonte kjo, Milanit do t’I rikthehet arma më e fortë, Rafael Leao, I cili mungoi në ndeshjen e parë. Fakti që portugezi do të zbresë në fushë, është një alarm I mjaftueshëm për Interin, se akti I kthimit do të jetë mjaft I zjarrtë.
Ndonëse bëri shumë mirë në ndeshjen e fundjavës në kampionat, duke shënuar 2 gola ndaj Sassuolos, Romelu Lukaku do të jetë në stol për derbin. Titullar do të luajnë Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko, ashtu sikurse ndodhi të mërkurën që lamë pas.
Në mesfushë, Dumfried dhe Dimarco do të luajnë nga krahët, kurse Barella, Çalhanoglu dhe Mkhitaryan do të jenë në qendër. Me Onanan që mbetet titullar I padiskutueshëm mes shtyllave, përpara tij në mbrojtje, do të rreshtohen Darmian-Açerbi dhe Bastoni.
Sigurisht që nuk pritet të ketë edhe ndonjë ndryshim të papritur në vijueshmëri, por mediat përtej Adriatikut raportojnë se ky do të jetë rreshtimi I Interit për derbin e kthimit ndaj Milanit.