UCL/ Milani fiton ndeshjen e parë ndaj Tottenham

Sport

Të rikthyer në raundin e 1/8-tave të UEFA Champions League, për herë të parë që prej sezonit 2013/14-të, të martën mbrëma, Milani, arriti të fitonte aktin e parë ndaj Tottenham. Në “San Siron” e mbushur plot e përplot me tifozë, kuqezinjtë triumfuan minnimalisht me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Brahim Diaz, pas 6 minutash, e 24 sekondash lojë.

Që nga viti 2010-të, ky ishte goli më i shpejtë i Milanit në raundin me eliminim të Champions League, atëherë kur Ronaldinho realizonte përballë Manchester United, në vetëm 2 minuta e 11 sekonda. Jo vetëm kaq. 23 vjeç e 195 ditë. Me finalizimin e tij, Brahim Diaz është bërë tashmë lojtari më i ri në moshë i klubit kuqezi që realizon në fazën me eliminim të Championsit. Përpara tij qëndron vetëm Rikardo Kaka që në 2004-tën, shënoi dygolësh ndaj Deportivo La Coruna, në moshën 21 vjeç e 336 ditë.

Më tej, Milani është rikthyer të fitojë një ndeshje të Champions League ndaj një skuadre angleze, për herë të parë që nga edicioni 2011/12-të, atëherë kur po në “San Siro”, triumfonin 4-0 ndaj Arsenalit. Që prej atëherë, kuqezinjtë i kishin humbur të gjitha ndeshje pasuese në Champions, madje, duke pësuar nga 2 gola për çdo 90 minutësh.

Megjithatë, kjo ishte një fitore e rëndësishme për kuqezinjtë, por kulifikimi mbetet i hapur. Akti i kthimit në shtëpinë e Tottenham do luhet të mërkurën mbrëma të 8 Marsit, atje ku do të mësojmë se cila skuadër do kualifikohet në çerekfinale të Champions League.