UCL, Klopp pranon se në fund iu desht fati, por paralajmëron Realin për finalen

Sport

klop
11 vite pas dëshpërimit të Athinës, Liverpooli siguroi finalen e parë të Champions League-ës duke i mbijetuar një përballjeje të vështirë në Romë që e sigloi rezultatin e përgjithshëm të gjysmë-finales 7-6. Jurgen Klopp i kualifikoi të kuqtë për të tretën finale, pas asaj të Kupës së Ligës së Anglisë dhe Europa-League-ës, por sikurse theksoi pas ndeshjes, “askush nuk të falenderon thjesht se i dërgove në finale, prandaj kundër Realit do jemi të furishëm” – premtoi trajneri gjerman. Më tej Klopp duke folur për sfidën me Romën tha se në fushë u pa një ndeshje e çmendur, që u karakterizua me lojë të shpejtë dhe plot raste për të shënuar.

klop2

“Një kompliment të madh për Romën, çfarë performance, çfarë përmbysjeje, një ndeshje e shkëlqyer futbolli. Në momentet e vështira ne patëm kundër-sulme brilante por nuk i konkretizuam dot. Pati disa raste për penallti, por s’i pashë dot me vëmendje. Ishte hera e parë që ne s’u shfaqëm dot aq mirë sa mundemi zakonisht”. Më pas 50-vjecari e pranoi se në Romë Liverpoolit në fund iu desht fati. “Na u desht fati dhe patëm fat, edhe Realit iu desht fati për të kaluar, por për atë çka kemi dhënë gjatë kompeticionit e merituam. Edhe Roma do ta kishte merituar nëse do të barazonte. Do të kishte qënë ndeshje e çmendur po të luhej në pjesë shtesë. Por doli 7-6, çka ngjan rezultat i çmendur, sepse i tillë është” tha Klopp. Me 13 gola në dy përballjet, Roma-Liverpool e kësaj gjysmë-finale u bë sfida me më tepër gola në një ndeshje me eliminim direkt që kur Juventus mundte 6-4 Monacon në vitin 1998.