UCL, INTERI PRET BILETËN PËR 1/8-AT DHE BOTËRORIN E KLUBEVE 2025

Sport

Interi ka fituar me rezultat minimal ndaj Salzburgut austriak dhe i ka mjaftuar për ta kaluar fazën grupore. Golin e vetëm në këtë fitore e shënoi Lautaro Martinez nga penalltia, në minutën e 86-të.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 86’ të saj, ku pas një prekje të topit me dorë nga Mads Bidstrup, arbitri holandez Gozubuyuk akordon një 11-metërsh, përgjegjësinë për ekzekutimin e së cilës e merr kapiteni argjentinas, Lautaro Martinez, me “El Toro”-n, që nuk gabon dhe nga pika e bardhë ndëshkon portierin Schlager për të “vulosur” fitoren e të tijve. E duke fiksuar golin e 14 kete sezon ne 14 ndeshje.

Falë këtij rezultati, “zikaltërit” ngjiten në kuotën e 10 pikëve, në grupin D dhe pozicionohen në vendin e 2-të, për shkak të golavarazhit më negativ, që kanë në krahasim me “baskët”. Përsa i përket austriakëve, ata ndodhen në vendin e 3-të në grup me 3 pikë dhe ashtu si Benfica dhe janë zyrtarisht jashtë UEFA Champions League.

Bashkë me Interin, ndërkaq, e preu biletën për më tej edhe Real Sociedadin, që mund të konsiderohet skuadra surprizë që siguron avancimin për në fazën tjetër, pasi kanë siguruar 10 pikë pas katër ndeshjeve. Baskët fituan sërish edhe ndaj Benfikës, me 3 gola të shënuar në 21 minutat e para, duke treguar edhe një herë potencën e tyre. Ndërkohë që krejt papritur janë mes 6 skuadrave që e kanë siguruar kualifikimin me dy javë avancë.