UCL, INTER ME SUPERIOR SE BENFICA, POR FITOI VETEM 1-0

Sport

Ishte një nga ato ndeshje që mund të kishte përfunduar me goleadë, por si përfundim Interi mposhti vetëm 1-0 Benfikën në takimin e grupit D të Champions League. Përcaktues u bë Thuram me realizimin në minutën e 62-të pas një aksioni të rrjedhshëm të zikaltërve. Ndonëse ishte Lautaro Martinez, ai i cili pati një sfidë më vete me portierin Trubin të portugezëve, i cili i mohoi golin argjentinasit në të paktën 5 raste te pastra. E pavarësisht se goditi edhe shtyllë e tranversë, bomberi i Interit si përfundim u shpall edhe “Man of the Match”. Në krahasim me Benfikën, skuadra e Inzaghit shfaqi një superioritet të dukshëm në fushë. Në pjesën e dytë pati edhe një gol të anuluar të Dimarkos për pozicion jashtë loje, por që gjithsesi nuk e prishi triumfin e parë të nënkampionëve të Evropës në këtë edicion të Champions Ligës. Mirëpo ata që udhëqin grupin falë golaverazhit më të mirë janë spanjollët e Real Sociedadit, që janë ngjitur në kuotën e 4 pikëve aq sa zikaltërit, pas fitores 0-2 në transfertë me Salsburgun. Baskët siguruan tri pikë të cmuara në optikën e kualifikimit, duke administruar avantazhin e regjistruar që në pjesën e parë, për të administruar gjithcka në të dytën, duke sterlizuar edhe tentativat e Salsburgut për reagim. Kështu, austriakët mbetën në kuotën 3 pikë, dhe me 24 tetor kanë sfidën e radhës me Interin