Interi kualifikohet në çerekfinale të UEFA Champions League. Pasi fituan 2-0 ndeshjen e parë në hollandë ndaj Feyenoordit, zikaltërit korrën gjithashtu një tjetër sukses edhe në shtëpi ndaj ekipit të drejtuar nga Rovin van Persie. Në San Siro, kampionët e Italisë triumfuan 2-1, falë golave të shënuar nga Marcus Thuram dhe Hakan Çalhanoglu, teksa ai që barazoi përkohësisht sfidën ishte Moder nga pika e bardhë.
Kjo është hera e dytë në 3 sezonet e fundit, që Interi kualifikohet në çerekfinale të Champions League, pasi më herët nuk ia kishte dalë të shkonte në këtë raund, për 11 edicione radhazi.
Në çerekfinale, Interi do të luajë ndaj Bayern Munich. Bavarezët iu bashkuan kësaj fazë, pasi në 1/8-tat eliminuan bashkëkombasit e Bayer Leverkusen, me rezutlatin e përgjithshëm 5-0. Pas fitores 3-0 në shtëpi një javë më parë, 6 herë kampionët e Europës, fituan gjithashtu edhe 2-0 në fushën e kampionëve në fuqi të Gjermanisë. Mbrëmja në Bay Arena ka rezultuar e veçantë edhe për Harry Kane. Me golin e realizuar, Kane është bërë golashënuesi më i mirë anglez në histori brenda një edicioni të UEFA Champions League, me 10 finalizime.
Bayern Munich është skuadra e vetme që është kualifikuar në çdo çerekfinale radhazi të UEFA Champions League që nga sezoni 2019/20.
Për të dytin vit radhazi, në çerekfinale, është kualifikuar gjithashtu edhe Barcelona, që në shtëpi mposhti 3-1 Benfican, falë golave, pasi një javë me herët triumfuan 1-0 në Da Luz. Vlen të theksohet paraqitja e Raphinhas, i cili me 11 gola të shënuar këtë sezon në UCL, është bërë braziliani i parë në historinë e kompeticionit që realizon kaq shumë brenda një edicioni në kompeticionin më prestigjoz të klubeve.