Shorti i UEFA Champions League, ka përcaktuar të gjitha çiftet e fazës play-off. Gjithësej janë 8 çifte, të cilat do të luftojnë për një vend në fazën e 1/8-ave të kompeticionit. Diferencën nga të tjerat, e bën përballja Manchester City vs Real Madrid, që tashmë është kthyer në një përballje tradicionale të Champions League. Ky është edicioni i katërt radhazi që të dyja Cityzens dhe Reali sfidohen mes tyre dhe hera e 5-të në 6 edicionet e fundit. Në këto 5 raste, Reali ka mundur të kualifikohet 3 herë, kurse në dy raste të tjera, është kualifikuar City.
Në çiftet e tjera, nuk mungojë as përplasje familjare, që u ndeshën së bashku edhe përgjatë Fazës së Ligës. Këtu fjala është për duelet Juventus vs PSV dhe Monaco vs Benfica. Juve dhe PSV, u përballën me njëra-tjetrën në javën e parë, të fituar 3-1 nga Zonja e Vjetër në Torino. Të shohim se si do të shkojë këtë herë, me Juventusin që është në presion, për shkak të rezultateve jo fort pozitive, qoftë në Serie A, apo edhe në Champions League.
Sa i përket Monaco – Benfica, edhe kjo është një ndeshje që e përjetuam në javën e pestë të Fazës e Ligës. Në tokën franceze, fitoi Benfica, me shifrat 3-2.
Në pesë çiftet e tjera, Brest do të përballet me PSG, në një përblasje tërësisht franceze. Më tej, do të kemi, Celtic vs Bayern Munich, Club Brugge vs Atalanta, Feyenoord vs Milan, dhe Sporting vs Dortmund.
Ndeshjet e vajtjes do të luhen në 11 dhe 12 Shkurt, kurse ato të kthimit në 18 dhe 19 Shkurt.