UCL, Heynckes thotë se me gafat që u bënë Bayerni ia dhuroi fitoren Realit

Sport

heycnsll
Një vit pas përballjes së fundit në Munich rezultati ishte i njëjtë kundër Realit të Madridit. 1-2 për spanjollët, por që sipas trajnerit Jupp Heynckes e gjitha erdhi si një dhuratë e mundësuar prej gabimeve të gjermanëve. Sipas 72-vjecarit ndeshja po kontrollohej tërësisht nga Bayerni dhe goli i Kimich ishte rezultat i këtij zotërimi. Sipas statistikave bavarezët krijuan 17 raste për të shënuar, kundrejt vetëm 10 që mundi të krijonte Reali, por ndryshe nga madrilenët 5 herë kampionët e Evropës nuk ishin konkretë përpara Keylor Navasit. “Si rrallë herë më parë, nuk ishim të kthjellët përpara porte, nuk i shfrytëzuam rastet që kishim, ndërsa Reali ishte më konkret në këtë pjesë.

jupp2

Por duhet ta them se goli i parë ishte një dhuratë e jona, aty ishte pika e kthesës përta dhe edhe i dyti ishte gjithashtu një dhuratë” – analizoi Heynckes me zhgënjim. Por ajo që bëri më së shumti përshtypje për Bayernin ishte gjendja e dobët fizike. Për herë të parë në 14 vite, u kryen dy zëvendësime që në pjesën e parë. Robben dhe Boateng u larguan të lënduar ndërsa Javi Martinez po çalonte pas pjesës së parë. “S’di ta them nëse problemet që pamë ishin serioze, por do bëjmë të pamundurën për ta kthyer rezultatin” – këmbënguli Heynckes. Kështu një vit pas përballjes së fundit në Bernabeu, më 1 maj, Bayernit do t’i duhet sërish të përmbysë një humbje në shtëpi, nëse do t’ia dalë apo jo, kjo mbetet për t’u parë.