UCL, edhe pak ditë nga finalja e madhe e Kievit, gjithçka që duhet të dini

Sport

finalcha

Pas 124 ndeshjesh të luajtura, përfundimisht titulli i UEFA Champions League diskutohet nga përballja Real Madrid-Liverpool. Finalja e 26 majit në Kiev është sfida e 6-të që sheh përball këto dy klube kampione. Statistikat tregojnë 3 fitore të Liverpoolit, 2 të Realit. Stadiumi Olimpiyskiy pret kështu fituesit e 17 titujve, ku 12 prej tyre i kanë ngritur vetëm madrilenët. Impianti gjigand riktheht të mirëpres një finale të rëndësishme të futbollit kontinental, 6 vite pas Spanjë-Itali ku kapiteni i Realit, Sergio Ramos ishte protagonist. Ky stadium, i rikontruktuar pikërisht për Evropianin e vitit 2012-të, do të ketë 34 mijë tifozë ultras prej të dyja skuadrave dhe pjesa tjetër prej rreth 30 mijë spektatorësh, i është rezervuar sportdashësve të tjerë dhe atyre lokal. Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Liverpooli që i rikthehet një finaleje pas 11 vitesh mungesë synon të prishë hegjiemoninë e Realit, që nga ana e saj kërkon rekordin e tre titujve radhazi. Në finalen e vitit 1981, të kuqtë dilnin fitues me gol të Keneddy, por që atëherë futbolli dhe gjendja e klubeve ka ndryshuar shumë. Me Cristiano Ronaldon, autor të 15 golave, Los Blancos eliminuan këtë sezon kampionët e Francës, Italisë dhe Gjermanisë, ndërsa te të kuqtë treshja Firmino-Mane-Salah ka realizuar plot 29 herë, 1 më pak se sa totali i golave të Realit gjatë gjithë këtij e dicioni. Finalja do të gjykohet nga një pesshe serbësh e kryesuar nga Milorad Mazic, i cili njihet për tipin autoritar dhe për faktin se ka gjykuar disa nga derbit më të zjarrta anë e mbanë Evropës.