Një traversë e Kolarov. 20 minuta të kënaqshme dhe më pas ajo shpërbërje totale që trajnerit Eusebio Di Francesco i kujtoi përballjen me Barcelonën në Camp Nou, humbur me shifrat 4-1. Kjo ishte kronika e një ndeshjeje që për trajnerin e Romës nuk duhet marrë me dëshpërim të plotë pasi përpara janë edhe 90 minuta dhe skuadra duhet të besojë fort. “Nuk duhet t’i krahasojmë ndeshjet sepse Barcelona ishte krejt tjetër përballje. Por kur humbet duelet individuale është normale që të pësosh aq shpejt” – tha Eusebio, i cili këmbënguli më pas se problemi nuk ishte skema e tij 3-4-2-1 e minutave të para, por shpërqendrimi dhe aftësitë e kundërshtarit.
“Duhet të besojmë. Futbolli është i paparashikueshëm dhe këtë e pamë mirë… sigurisht do jetë tjetër ndeshje krahasuar me Barcelonën. Por duhet të kemi shpirtin e garës. Dëshira për përmbysje është, por e theksoj sot nuk luajtëm për 50 minuta dhe humbëm të gjitha kontrastet dhe pasimet më të lehta, nëse nuk e bëjmë këtë gjë në sfidën tjetër gjërat mund të jenë ndryshe” – shtoi më tej trajneri italian. Më 2 maj luhet në Romë dhe skuadra u duk e humbur deri në 20 minuta përpara fundit. Por frymëzimi sipas Di Francescos duhet të vijë pikërisht te dy golat e realizuar në fund, gjë që mbetet për t’u parë.