UCL, çmimet e hotelerisë shumfishohen në Kiev, por për finalen vendasit ofrojnë falas shtëpitë e tyre

Sport

ucllllllllllkiev
Finalja e 26 majit në Kievit ka nxitur një valë prenotimesh për sa i përket hotelerisë në Ukrainë. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se në Kiev kostoja mesatare për një natë shkon me 50-55 dollarë, por përballë faktit se në qytet priten të udhëtojnë minimumi 50 mijë persona, të shumta janë pritshmëritë që kjo vlerë të 10-fishohet. Gjithsesi për të treguar një anë tjetër të kësaj sfide, ukrainasit e thjeshtë kanë vendosur të shfaqen bujar. Përmes një grup në Facebook të quajtur “Kyiv FREE couch” ata u kanë bërë thirrje tifozëve të shumtë që do t’i drejtohen Kievit më 26 maj, se janë të mirë se ardhur dhe se nëse nuk gjejnë dot prenotime të arsyeshme në hoteleri, ata janë të gatshëm t’i mirëpresin në shtëpitë e tyre.

kiev kiev

Që prej hapjes së faqes më 5 maj, grupi ka mundur të bëjë bashkë më tepër se 3 mijë persona. Finalja e Kievit është eventi më i madh sportiv për Ukrainën, që prej vitit 2012-të, kur asokohe, së bashku me Poloninë, organizoi finalet e Evropianit. Pas problemeve politike, trazirave të shumta dhe luftës që shkaktoi aneksimi i Krimesë nga separatizmi rus, ukrainasit po përpiqen të tregojnë sa më shumë se vendi i tyre nuk është ashtu sikurse paraqitet në edicionet e lajmeve. Pjesë e kësaj fushate për të mirëpritur fansat e futbollit është bërë edhe Ministri i Politikave të Informimit, Yuri Stets.