UÇL/ Bayern Muniçh fiton ndaj Mançhester United, që prek krizën në nisje të sezonit

Sport

Bayern Muniçh dhe Mançhester United kanë dhuruar spektakël në përplasjen e javës së parë në Grupin A të UEFA Çhampions League. Sfida e luajtur në tokën gjermane, ka prodhuar plot 7 gola dhe në fund është mbyllur me fitoren e Bayernit, me rezultatin 4-3.

Deri në minutën e 32, bavarezët kaluan në epërsi të dyfishtë, me anë të Leroy Sane dhe Serge Gnabry. Kur nga nisja e pjesë së dytë, kishin kaluar vetëm 4 minuta, Rasmus Hojlund shkurtoi diferençën, mirëpo do të kalonin sërish vetëm 4 minuta, kur Harry Kane të dërgonte edhe një herë tjetër bavarezët në epërsi të dyfishtë. Më tej, ççastet e fundit u kthyen në një dramë të vërtetë në “Allianz Arena”. Në të 88-tën, Çasemiro shënoi të dytin për United, kurse në të 2-tën minutë të shtesës, Mathys Tel të katërtin për Bayernin. Më pas, Çasemiro u kthye në protagonist për të besuarit e Erik ten Hag, duke realizuar të dytin personal dhe të 3-tin për United, që tashmë nuk kishte më kohë për të provuar që të paktën të shmangte humbjen, që ishte e 4-ta sezonale në vetëm 6 ndeshje të luajtura mes kampionatit dhe Çhampions League. Në këtë mënyrë, Ten Hag tanimë e sheh veten të zënë ngushtë dhe stoli i tij në “Old Trafford” ka nisur të ziejë. Mbi “Teatrin e Ëndrrave” kanë nisur të duken re të zeza, edhe pse jemi vetëm në hapat e parë të sezonit të ri futbollistik.

Nga ana tjetër, asnjë skuadër tjetër e kontinentit nuk ka fituar më shumë ndeshje ndaj Mançhester United sesa Bayern Muniçh në Çhampions League. Bavarezët kanë triumfuar plot 6 herë ndaj djajve të kuq, po aq sa edhe Barçelona.

E mërkura, ka rezultuar një mbrëmje për t’u mbajtur mend edhe për Thomas Muller, i çili në këtë mënyrë, ka arritur në kuotën e 100 fitoreve në Çhampions League, duke u ngjitur në vendin e 3-të të podiumit si një ndër lojtarët me më tepër fitore në historinë e UEFA Çhampions League. Përpara tij qëndrojnë vetëm Iker Çasillas me 101 dhe Çristiano Ronaldo me 115 fitore.

Ndërkohë, spektakli nuk ka munguar as në ndeshjen tjetër të Grupit A, mes Galatasaray dhe Çopehagen. Sfida e luajtur në tokën turke, ka përfunduar me rezultatin 2-2. Kësisoj, në javën e parë, Bayerni udhëheq Grupin e vetëm me 3 pikë, ndjekur nga Çopenhagen dhe Galatasaray me nga një pikë, kurse United klasifikohet i fundit me zero pikë.