Bayern Munich ka fituar edhe sfidën e dytë përballë Besiktas 1-3, duke treguar qartë potencialin e saj përpara shortit për fazën çerekfinale. Gjermanët nuk u ndikuan nga rezultati i ndeshjes së parë dhe kërkuan që në fillim golin, të cilin e arritën në minutën e 18, kur Thiago Alcantara shfrytëzoi saktë një krosim të Thomas Muller. Bavarezët do të gjenin sërish golin vetëm 1 minutë pas fillimit të pjesës së dytë, kur në përpjekje për të larguar topin, mbrojtësi i Besiktas, Gonul, do të realizonte në portën e tij.
Vagner Love do të shënonte golin e nderit për turqit në minutën e 59, një gol që do t’i jepte kurajon vendasve të provonin sërish, duke lënë jo pak hapësira në prapavijë. Këto hapësira u shfrytëzuan më së miri nga Sandro Ëagner, i futur në lojë në pjesën e dytë. Sulmuesi do të përfitonte nga një devijim që mori krosimi i Alaba, për ta shtyrë topin me kraharor drejt rrjetës. Bayern siguroi kështu kualifikimin në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 8-1, me synimin e qartë për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion.