UCL, Bale flet për finalen e katërt në Champions League, ka thyer të gjitha parashikimet e mia

Sport

bale
Për Gareth Bale, arritja për herë të katërt e një finaleje të Champions League-ës i ka thyer të gjitha parashikimet që ai kishte përpara se të zgjidhte të transferohej te Reali i Madridit 5 vite më parë. Asokohe 28-vjecari u bë lojtari më i shtrenjtë i asaj periudhe pasi për ta marrë në skuadër, Los Blancos kapërcyen kufirin e 100 milionë eurove. “Kjo është historike, erdha te ky klub për të fituar tituj dhe të shtunën do jetë një tjetër mundësi e madhe, një tjetër mbrëmje speciale” – ka komentuar Bale, i cili ka qenë prezent në të tria finalet e fundit që Reali ka luajtur dhe gjithashtu ka mundur të shijojë suksese të ngjashme duke fituar edhe në Spanjë, La Ligan dhe Copa del Rey-in dhe Kupën e Botës për klube në rang FIFA.

bale12

5 vitet e fundit kanë qenë të jashtëzakonshme për uellsianin, por vlen të thuhet se sezoni aktual ka qenë ndër më të vështirët. I lënduar shpesh prej problemeve muskulore, ai ka qenë zgjedhje e dytë për Zinedine Zidane. Sërish edhe në finale, emri i tij është në mëdyshje. Gjithsesi Bale ndihet gati. “Ndihem shumë mirë, jam i gatshëm për çfarëdolloj vendimi që do të marrë trajneri. Vitin e kaluar fituam titullin e dytë, ndërsa tanimë duam të tretin radhazi” – ka thënë Bale i cili ka luajtur këtë sezon 38 ndeshje, kryesisht si zëvendësues. Gjithsesi uellsiani rezulton të ketë shënuar 19 gola, 8 më shumë se Benzema i cili ka luajtur, 8 ndeshje më tepër.